Për shkak të bombardimeve ruse, dy linjat e fundit të komunikimit të tensionit të lartë të termocentralit bërthamor të Zaporizhias me sistemin elektrik ukrainas u dëmtuan dhe tashmë janë shkëputur plotësisht, ka bwrw tw ditur Shoqëria Kombëtare e Ukrainës për Prodhimin e Energjisë Bërthamore, Emergoatom.
Sipas Emergoatom, termocentrali bërthamor i Zaporizhias është shkëputur plotësisht nga sistemi elektrik i Ukrainës, shkruan ANSA.
Dy linjat e fundit të komunikimit të termocentralit me sistemin elektrik ukrainas janë dëmtuar.
Termocentrali është në modalitetin e ndërprerjes së plotë.
Nëntë gjeneratorë me naftë janë në funksion.
Ndërkohë, pro rusët kanë njoftuar se centrali bërthamor i Zaporizhias do të transferohet nën juridiksionin rus.
Autoritetet e Moskës kanë filluar të integrojnë centralin nën juridiksionin e operatorit bërthamor rus, Rosenergoatom.