Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për të lënduar dhe ndërtesa të dëmtuara

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për të lënduar dhe ndërtesa të dëmtuara

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka tronditur Turqinë.Mediet vendase raportojnë se ka të lënduar.

Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa. 

Lëkundjet e forta shkaktuan rrëzimin e minares së një xhamie, shkruajnë mediat e huaja.

“Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:29 me orën lokale në rajonin Buca të provincës së Izmirit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 14.47 kilometra”, njofton  AFAD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat