Çfarë po ndodh? “Lajthit” moti, përmbytje masive, lumenjtë vërshojnë rrugëve në këtë vend

Evropë

Çfarë po ndodh? “Lajthit” moti, përmbytje masive, lumenjtë vërshojnë rrugëve në këtë vend

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 08:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka goditur disa zona në Itali prej mëngjesit të djeshëm. Në Montella , ku po zhvillohet Festivali i Gështenjave, lumenjtë kanë pushtuar rrugët e qytetit, duke marrë përpara edhe stendat dhe shtëpizat e vogla që ishin ngritur për festivalin.

Mbrojtja civile dhe zjarrfikësit e Avellino janë në gatishmëri për dëme të mundshme dhe për të organizuar shpëtimin e personave, nëse do të ketë raste. Ndërkohë, Mbrojtja Civile rajonale ka zgjatur alarmin e verdhë të motit deri nesër, e shtunë 5 nëntor.

“Duke pasur parasysh kushtet e jashtëzakonshme të motit në zhvillim, ftohen qytetarët të kufizojnë lëvizjet me vetura, veçanërisht përgjatë itinerarit të Festivalit të Gështenjës. Prioritet është sigurimi i stendave pa bllokuar qarkullimin. Lënia e kalimit të lirë për emergjencë dhe automjetet e shpëtimit”, njoftoi Bashkia e Montellas.

Rrugë dhe nënkalime të përmbytura ka edhe në zonën e Salerno-s, veçanërisht në zonën e Fisciano dhe Mercato San Severino. Autostrada Avellino-Salerno është e bllokuar dhe ka radhë prej 10 kilometrash.

Reshjet intensive kanë goditur edhe qytetin e Napolit pasditen e sotme, me shi dhe rrufe. Kryebashkiaku Gaetano Manfredi ka urdhëruar mbylljen e parqeve, kopshteve dhe varrezave publike për ditën e sotme, në lidhje me alarmin rajonal të motit. Në shumë rrethe të qytetit ka rrugë të përmbytura dhe lumenj uji.

Pamjet KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat