Dalin në dritë detaje të rënda dhe zbardhet misteri/ U vra nga vëllai, ja çfarë gjenden në trupin e 17-vjeçarit

Evropë

Dalin në dritë detaje të rënda dhe zbardhet misteri/ U vra nga vëllai, ja çfarë gjenden në trupin e 17-vjeçarit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Ngjarja ndodhi në Mendara

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë pasditen e djeshme, ku një 17-vjeçar u vra aksidentalisht me plumb në kokë nga i vëllai.

Ngjarja ndodhi në Mendara, ndërsa vëllai 14-vjeçar u justifikua duke thënë se e ngatërroi 17-vjeçarin me një derr të egër, pasi kishi ndalë për gjah. Megjithatë, rezultatet e autopsisë paraprake në trupin e të miturit kanë ngritur dyshime të forta se djali dhunohej nga familja, pasi në trupin e tij u gjetën shenja abuzimi.

Sipas informacioneve, mjeku mjekësor ka parë shenja në trupin e 17-vjeçarit që i referohen abuzimit , por lloji i abuzimit do të shihet pasi të përfundojë ekspertiza. Ndërkohë, mësohet se autoritetet kanë kërkuar ekspertizën mjeko-ligjore për të tetë fëmijët e familjes për të përcaktuar nëse ata kanë pësuar ndonjë formë abuzimi.

Ndërkohë mister mbetet dhe pushka me të cilën u vra i mituri, pasi familja nuk dispononte armë dhe kjo është deklaruar dhe nga vetë babai në polici. Trileri rreth vdekjes së fëmijës 17-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një zonë agropylltarie në Mandra, nisi pasditen e së enjtes.

17-vjeçari u gjet i vdekur nga një bari që kalonte pranë një rruge rurale në Lutsa të Mandrës, ndërsa i mituri kishte marrë një plumb në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat