Bosnje Hercegovina mund të pezullojë eksportin e energjisë, shkak konsumi i lartë

Evropë

Bosnje Hercegovina mund të pezullojë eksportin e energjisë, shkak konsumi i lartë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:22
Ilustrim

Bosnja dhe Hercegovina mund të detyrohet të pezullojë eksportin e energjisë elektrike për shkak të konsumit të lartë në vend, shkruan Reuters.

Agjencia thekson se rritja galopante e çmimeve të gazit dhe druve të zjarrit ka detyruar shumë qytetarë të Bosnje Hercegovinës që në muajt e ftohtë t’i drejtohen energjisë elektrike si burimi kryesor i energjisë, gjë që ushtron presion shtesë mbi termocentralet.

Çmimi i energjisë elektrike në Bosnje Hercegovinë subvencionohet nga shteti dhe është në nivelin e një të dhjetës së çmimit të tregut, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me 100 për qind në krahasim me dimrin e kaluar, sipas Reuters.

Për shkak të kësaj, amvisëritë ngrohen më shpesh me energji elektrike, por një sjellje e tillë mund të kërcënojë të gjithë sistemin e furnizimit me energji elektrike dhe të çojë në kolaps.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat