Rusia bën gati ‘dhëmbët e dragoit’, zbardhet taktika më e fundit e Putinit për të ndaluar avancimin ukrainas

Evropë

Rusia bën gati ‘dhëmbët e dragoit’, zbardhet taktika më e fundit e Putinit për të ndaluar avancimin ukrainas

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:58
Dhëmbët e dragoit ka të ngjarë të jenë instaluar midis Mariupolit dhe fshatit Nikolske dhe nga Mariupoli verior në fshatin Staryi Krym

Rusia raportohet se së fundmi po shton përpjekjet e saj për të ndërtuar pengesa për të ngadalësuar përparimin e forcave ukrainase në vendet kryesore që po mbron, duke përfshirë rrethinat e qytetit të shkatërruar të Mariupolit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimet e inteligjencës britanike të martën thanë se ushtria ruse po përdorte dy uzina në Mariupolin e pushtuar për të prodhuar një numër të madh të “dhëmbëve të dragoit”, të cila janë blloqe betoni piramidale të dizajnuara për të ngadalësuar avancimin e automjeteve ushtarake.

“Dhëmbët e dragoit ka të ngjarë të jenë instaluar midis Mariupolit dhe fshatit Nikolske dhe nga Mariupoli verior në fshatin Staryi Krym. Mariupol është pjesë e ‘urës tokësore’ të Rusisë nga Rusia në Krime, një linjë kyçe e komunikimit logjistik. Dhëmbët e Dragoit janë dërguar gjithashtu për përgatitjen e fortifikimeve mbrojtëse në Zaporizhzhia dhe Kherson të pushtuara”, thuhet në vlerësimin e inteligjencës britanike.

“Ky aktivitet sugjeron se Rusia po bën një përpjekje të konsiderueshme për të përgatitur mbrojtje në thellësi pas vijës së saj të frontit aktual, me gjasë që të parandalojë çdo përparim të shpejtë ukrainas në rast të përparimeve”, tregon raporti i tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat