Sot në Gjykatën Speciale në Beograd është mbajtur seanca e radhës ndaj klanit famëkeq kriminal të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, i cili më herët përmes videolidhjes mori pjesë në seancën në Gjykatën e Lartë në Podgoricë për vrasjen e Milo Kapetan.
Sipas mediave serbe, gjatë ditës së sotme ka folur dhe i pandehuri Srgjan Laliç i cili zbuloi disa detaje në lidhje me një atentat të organizuar për të vrarë presidentin Aleksandër Vuçiq.
"Në janar 2021, Marko dhe Veljko shkuan në Zvicër me rastin e lindjes së fëmijës së tij. Duke qenë se kanë marrë informacion nga një pjesë e shërbimeve malazeze se vrasja e tyre po planifikohej dhe u shfaqën si karrem i gjallë për të mundësuar arrestimin e anëtarëve të klanit Skaljar për përgatitjen e vrasjes. Ata folën me entuziazëm se si kryheshin me furgona të armatosur, si bashkëpunojnë shërbimet malazeze dhe si duhet të vendoset edhe këtu" - deklaroi ai.
Më tej ai shtoi se Zvicra kishte ofruar rreth 5 milion euro dhe ndihmë logjistike për pjesën e 'shërbimit' për rregullimin e klimës politike për të sjellë në pushtet dikë që do të ishte i përshtatshëm dhe do të punonte për interesat e klanit.
"Zbatimi ishte në vazhdim, aksioni përmes rrjeteve sociale. Ata e panë presidentin si kërcënimin më të madh pasi i shpallën luftë mafies, në të cilën u njohën dhe kjo ishte përmendja e atentatit si zgjidhje përfundimtare. U përmend se protestat e radhës do të ishin konflikte të mëdha që synojnë dobësimin e institucioneve dhe presionin mbi strukturën" - përfundoi Laliç.
Ai ka pranuar se është përmendur edhe vendosja e bombave në ndërtesa dhe zona publike, ndërkohë pas kësaj deklarate të Laliçit për përgatitjen e vrasjes së Vuçiqit, Veljko Belivuk filloi të qeshte me të madhe.