Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Capaccio Paestum, në provincën e Salernos.
Një 16-vjeçare ka goditur me thikë gjyshen e saj.
Ermenegilda Candreva, e njohur nga të gjithë si Gilda, 76 vjeç, është qëlluar me thikë pas shpine.
Ende nuk dihen e ngjarjes së rëndë, teksa e reja është dërguar në spital ku ndodhet nën masën e arrestit.
Gjatë sherrit me viktimën, vajza ka pësuar një dëmtim të lehtë në krah për të cilin është transportuar në spital.
Sipas disa dëshmitarëve, e reja e tronditur ka dalë nga shtëpia duke qarë dhe është ulur në mes të rrugës me rroba të lyera me gjak.