Mbreti Charles sulmohet me vezë gjatë një vizite

Evropë

Mbreti Charles sulmohet me vezë gjatë një vizite

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:58
Mbreti Charles

Mbreti i Britanisë së Madhe Charles dhe bashkëshortja e tij Camila, janë sulmuar me vezë.

Kjo ka ndodhur gjatë një vizite të tyre në York.

Ata ishin duke u përshëndetur me turmën kur edhe u gjuajtën me vezë nga një person.

I dyshuari i cili u arrestua më pas u dëgjua duke bërtitur:

“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”.

Fatmirësisht vezët e hedhura nuk qëlluan në cak dhe çifti mbretëror mbeti i paprekur.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat