Një mjek kardiolog është arrestuar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një nga pacientet e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës 8 nëntor, në Izmirin e Ri në Greqi.
Siç raportojnë mediat në Greqi, ka qenë pacientja ajo që ka kallëzuar në polici mjekun për ngacmim seksual.
Mjeku kardiolog është 65 vjeç, aktualisht ndodhet në paraburgim.
Ndërkohë pacientja 42-vjeçare pretendon se mjeku e ka ngacmuar seksualisht në dhomën e klinikës, ku kishte shkuar për tu vizituar.