Një përpjekje e marinës ruse për të testuar një silurë me energji bërthamore të quajtur Poseidon besohet se ka dështuar për shkak të problemeve teknike, pasi silura e cila thuhet se mund të shfarosë qytete të tëra ka pësuar probleme të tejzgjatura.
Arma apokaliptike, e lëshuar nga Belgorod dhe që është njëkohësisht nëndetësja më e gjatë në botë, duket se po kalon probleme teknike të zgjatura që nga vendosja në punë verën e kaluar.
Defektet e Posiedon-it vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin duket se ka probleme edhe me raketën bërthamore hipersonike Satan-2, e cila supozohej të ishte gati qershorin e kaluar, por ende nuk është gati për testim.
Silura u vëzhgua teksa dukej se po përgatitej për një provë në Detin Arktik përpara se të kthehej në port dhe besohet se ishte për shkak të problemeve teknike, tha CNN.
“Kjo mund të shihet si pjesë e tablosë më të madhe dhe praktikës së fundit ushtarake të Rusisë, duke dërguar trupa të keqtrajnuara dhe të papajisura në Ukrainë”, tha një diplomat perëndimor për CNN, i cili shtoi se “industria ushtarake e Rusisë po kalon periudha të vështira dhe ne mund të shohim gjithashtu se sanksionet perëndimore ndaj mallrave ushtarake të teknologjisë së lartë kanë një efekt dhe duhet të vazhdojnë”.