Stuhi në Spanjë, qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias

Evropë

Stuhi në Spanjë, qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias, të shtunën, pasi një stuhi përmbyti pistën dhe la aeroplanët të bllokuar për disa orë.

Stacioni i motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për nëntorin, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin dhe një djalë 17-vjeçar u vra në rajonin verilindor të Zaragozës të premten, pasi një pemë, poshtë së cilës ai po strehohej, u shemb mbi të, raporton Euronews.

Reshjet ishin veçanërisht të mëdha në rajonin juglindor të Valencias. Ndërkaq, përmbytje janë raportuar edhe në zonat më qendrore të Spanjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat