Ngjarje tronditëse, 50-vjeçari dergjet i pajetë në mes të rrugës

Evropë

Ngjarje tronditëse, 50-vjeçari dergjet i pajetë në mes të rrugës

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 07:39
Greqi

Autoritetet greke janë alarmuar mbrëmjen e djeshme, pasi qytetarët kanë gjetur në mes të rrugës në qytetin e Larisës një person të pajetë.

Sipas informacioneve të larissanet.gr, bëhet fjalë për një burrë rreth të pesëdhjetave.

Viktima u gjet nga kalimtarët në rrugën Giannoulis-Ampelona. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si edhe një autoambulancë.

Policia dyshon se viktima është përplasur dhe është tërhequr zvarrë nga një automjet.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat