Dashuri në kohë lufte/ Ukrainasit martohen mes sirenave të sulmit ajror në Kiev: Duhet të jemi bashkë!

Evropë

Dashuri në kohë lufte/ Ukrainasit martohen mes sirenave të sulmit ajror në Kiev: Duhet të jemi bashkë!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:23
Ukrainasit

Prej më shumë se 8 muajsh Ukraina ndodhet nën agresionin rus, por gjatë të gjithë kohës ukrainasit kanë treguar një shpirt të fortë rezistence. 

AlJazeera ka publikuar një video ku tregohet se as zhurmat e sirenave për bombardime të mundshme nuk e kanë ndaluar një ccift në Kiev të kurorëzojë dashurinë e tyre. 

Gjatë muajit të fundit, Kievi ka qenë nën sulme më të qëndrueshme se çdo herë tjetër që nga nisja e luftës. 

Por mes sulmeve ajrore, ndërprerjeve të energjisë dhe sirenave, tre milionë banorët e qytetit e jetojnë jetën sa më normalisht të jetë e mundur.

Në zyrën kryesore të gjendjes civile të kryeqytetit ukrainas, ceremonia mes dy të rinjve u ndërpre disa herë nga sirenat por në fund ato mundën ti thonin “Po” njëri-tjetrit. 

Por ccifti nuk ishin të vetmit që kryen ceremoninë e martesës. 

Roman dhe Mirosllava, të cilët ishin divorcuar më parë, janë rimartuar. 

Roman deklaron se pa asnjë dyshim do rimartohej me tashmë bashkëshorten e tij, por se natyrisht ajo q ë i ka përshpejtuar gjërat ishte lufta. 

Ai u shfaq në zyrën e gjendies civile me rroba ushtarake, ndërsa shtoi se shumë persona kanë humbur jetën. 

“Duhet të jemi bashkë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat