Pas shpërthimit në lagjen Taksim të Stambollit, raportimi i fundit nga mediat turke bënë të ditur se kanë mbetur të vdekur gjashtë persona, ndërsa 53 të lënduar rëndë.
Ndërsa në rrjetin social Twitter, fotografia ku shihet një karrocë e fëmijëve pas shpërthimit është bërë virale.
Në shpërthimin i cili ndodhi pasditen e sotme ende nuk dihet nëse në numrin e të vdekurve ka edhe fëmijë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.