Zelensky: Dhimbja e popullit turk është edhe dhimbje e jona

Evropë

Zelensky: Dhimbja e popullit turk është edhe dhimbje e jona

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur ngushëllime për Turqinë pas sulmit që ndodhi të dielën në Stamboll.

Ai është shprehur shumë i pikëlluar për sulmin që vrau gjashtë persona.

Ka thënë se dhimbja e popullit turk është edhe e tyre.

“Me pikëllim të thellë mësova lajmin se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, humbën jetën dhe u plagosën shumë njerëz. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Dhimbja e mikut tonë, popullit turk, është dhimbja jonë”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat