Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka thënë se gjashtë persona mbetën të vrarë nga shpërthimi në Stamboll, katër prej tyre në vendngjarje dhe 81 të tjerë u plagosën, dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Oktay tha se incidenti konsiderohet si një “akt terrorist”, duke shtuar se sulmuesja femër shpërtheu bombën që shkaktoi shpërthimin.
Oktaoi konfirmoi se autore e shpërthimit është një grua.
“Kemi konstatuar se një femër është autore e shpërthimit. Po bëhen hetimet lidhur me rastin.
Deri më tani kanë vdekur 6 persona dhe janë plagosur 81 të tjerë. Hetimet po vazhdojnë me shpejtësi dhe kushdo që qëndron pas këtij sulmi do të mbajë përgjegjës”, tha ai.