Alarm për bombë në një aeroplan me 200 pasagjerë, merret vendimi urgjent në Gjermani

Evropë

Alarm për bombë në një aeroplan me 200 pasagjerë, merret vendimi urgjent në Gjermani

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një aeroplan me 200 pasagjerë në bord bëri ulje emergjente në aeroportin e Paderbornit në Gjermani si pasojë e një alarmi për bombë.

Avioni ishte nisur nga Poznan në Poloni dhe kishte destinacion Londrën, por alarmi që u dha i detyroi autoritetet që ta ulnin mbi pikën më të afërt ku ndodhej, ndërsa fluturonte mbi Gjermani.

Pas kontrollit të imtësishëm, autoritetet gjermane nuk gjetën asgjë të dyshimtë në avionin Airbus A321 të kompanisë hungareze.

Sipas mediave gjermane, alarmi për një bombë të mundshme në bordin e mjetit fluturues u dha nga autoritetet polake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat