Aleati i Putinit lëshon deklaratën e fortë pas sulmeve në Poloni

Evropë

Aleati i Putinit lëshon deklaratën e fortë pas sulmeve në Poloni

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 08:45
Pamje nga sulmi në Poloni

Ish-presidenti rus dhe aleati afatgjatë i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, ka thënë se shpërthimi në territorin polak tregoi se Perëndimi po i afrohej një tjetër Lufte Botërore, sipas The Guardian.

“Incidenti me raketa në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, perëndimi po i afrohet luftës botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.

Ministria e Jashtme ruse ka përsëritur pretendimin për nismat e mëtejshme të trajnimit për forcat ukrainase nën flamurin e BE-së ka për  “qëllim përshkallëzimin” dhe shënon “një hap tjetër për të rritur përfshirjen e BE-së në konfliktin në Ukrainë”.

Rusia filloi pushtimin e fundit të Ukrainës në shkurt 2022 dhe në shtator ajo pretendoi aneksimin e katër rajoneve të vendit në Federatën Ruse, pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë në 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat