Fillon seanca e jashtëzakonshme e NATO-s/ Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Evropë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e NATO-s/ Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:20 Përditësuar në ora: 13:50 më 16.11.2022
Jens Stoltenberg

BBC: Ukraina bën thirrje për 'studim të përbashkët' për incidentin në Poloni

Nga: H.O.

Pas këtyre komenteve të shefit të NATO-s, ne kemi pasur komente të mëtejshme nga pala ukrainase për atë shpërthim rakete në Poloni që vrau dy persona të martën vonë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Një zyrtar bën thirrje për një "studim të përbashkët" për "incidentin". Oleksiy Danilov shton se Kievi pret që aleatët e tij të ofrojnë prova për sugjerimet e tyre se shpërthimi vdekjeprurës mund të jetë shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes shton në postimin e tij në Twitter se Ukraina po kërkon "qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit".

Fjalët e Danilov duket se përfaqësojnë një zbutje të pozicionit të Kievit. Presidenti Volodymyr Zelensky fillimisht fajësoi Rusinë për shpërthimin në Poloni - diçka që Rusia shpejtoi ta mohonte.

Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Këto deklarata Stoltenberg i bëri në konferencën për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të mërkurën, në Bruksel, pasi dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që Varshava tha se ishte e prodhuar nga Rusia.

“Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia e mban përgjegjësinë përfundimtare pasi që po e vazhdon luftën e saj të jashtëligjshme kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka indikacione që Rusia po planifikon sulm ndaj NATO-s dhe se ataduhet të rrinë “vigjilentë, të qetë dhe të koordinuar ngushtë”, pasi që “lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja për territorin e NATO-s”.

Mbledhja e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel u thirr me kërkesë të Polonisë, anëtare e aleancës, dhe kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili do të mbajë më pas një konferencë shtypi.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, tha se takimi mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.

Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik.

Ministria e Jashtme polake tha se një raketë e prodhuar nga Rusia ra në fshatin Przewodow, një fshat në Poloninë lindore rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona më 15 nëntor, pas një dite granatimesh masive ruse të Ukrainës.

Rusia mohoi se raketat e saj kishin goditur territorin polak, duke thënë se raportet ishin "një provokim i qëllimshëm" për të përshkallëzuar situatën.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 16 nëntor se sulmet e saj në Ukrainë në një ditë më parë ishin jo më afër se 35 kilometra nga kufiri polak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Biden tha më 16 nëntor se nuk kishte gjasa që raketa të ishte lëshuar nga Rusia, duke cituar informacione në lidhje me trajektoren e predhës.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

Goditja në Poloni, mblidhen ambasadorët e NATO-s

Shpërthimi në Poloninë lindore u shkaktua nga një raketë e prodhuar në Rusi, por ende nuk është e qartë se kush e lëshoi. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrojtes raketore nga Ukraina.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s janë mbledhur të mërkurën paradite për t’u konsultuar për shpërthimin në lindje të Polonisë, në kufi me Ukrainën.  Takimin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha zëdhënësja e Aleancës  Oana Lungescu, të martën në mbrëmje. Pas Këshillit të NATO-s, Stoltenberg do të dalë para shtypit në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kishte vënë në dukjes, se nuk është ende e qartë se kush e ka hedhur. “Është e rëndësishme që të gjitha faktet të kontrollohen”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës nuk foli as për raketa e as për Rusinë, por për një "shpërthim në Poloni".

Scholz: Nuk do të kishte ndodhur pa luftën e Rusisë në Ukrainë

Sipas Ukrainës, Rusia është përgjegjëse për çdo incident raketor. Këshilltari i  presidentit, Mykhailo Podoliak, tha se ka vetëm një logjikë se luftën e filloi Rusia kundër Ukrainës. Podoliak iu përgjigj kështu deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kishte thënë se goditja në Poloni, pas gjase, nuk vjen direkt nga Rusia.

Unë do të bëj gjithçka që ta mësojmë se çfarë ka ndodhur, tha presidenti  i SHBA-ve Joe Biden. Por sipas informacioneve të deritanishme mbi trajektoret e fluturimeve, ka pak gjasa që raketa të ketë ardhur nga  Rusia, tha Biden, në Bali të Indonezisë. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrotjejs raketore nga Ukraina.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka kërkuar hetime të detajuara dhe paralajmëroi që të mos arrihet në përfundime të nxituara. "Në një çështje kaq serioze, çdo përcaktim i nxituar i rrjedhës së fakteve përpara hetimit të tij të kujdesshëm është jashtë diskutimit," tha Scholz pas samitit të G20 në Bali. Ai vuri në dukje se shërbimet e inteligjencës kishin shkëmbyer mendime dhe se SHBA do të mbështeste hetuesit polakë.

Image

Scholz megjithatë  theksoi se shkaku i goditjes së raketës nuk duhet të harrohet. “Është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë të qartë në të njëjtën kohë dhe ta kemi të qartë se asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur pa luftën ruse kundër Ukrainës, pa raketat që tani janë duke u gjuajtur intensivisht dhe në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës”

Reagimi i nevojshëm

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. "Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas." Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor.

Image

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Polonisë mblidhet sërish të mërkurën për të diskutuar për pasojat e shpërthimit, bëri të ditur shefi i Këshillit Jacek Siewiera nëpërmjet në mesazhi në Twitter. Komiteti u mblodh njëherë qysh të martën në mbrëmje pas raportimeve të para për goditjen e raketës. Të mërkurën në mëngjes, presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues konkret se kush e lëshoi raketën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat