Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë.
Bëhet fjalë për personin e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, një komandant që ka pasur një rol kryesor në fushën e betejës.
44-vjeçari kolonel Vadim Bojko është gjetur i i pajetë, për shkak të plagëve të marra nga armë zjarri. Ai ishte zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë të Marinës në Vladivostok.
Sipas raportimeve, 44-vjeçari u qëllua me pesë plumba, menjëherë pasi hyri në zyrën e tij.
Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi për te zyra e 44-vjeçarit, ku e gjeti të pajetë.
Mediat ruse bëjnë fjalë për vetëvrasje. Edhe pse asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, Kremlini pretendon se ai ka qëlluar veten pesë herë në gjoks.
Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov .
Megjithatë, mbetet mister fakti sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.