Muajt e fundit kanë shënuar një progres të jashtëzakonshëm të Ukrainës në luftën kundër pushtuesit rus. Pas largimit nga qyteti i Kherson që tashmë është nën kontrollin e Ukrainës, forcat ruse janë duke u zmbrapsur çdo ditë.
Siç raporton The Indepedent, forcat ruse tashmë janë duke ndërtuar llogore të reja rreth 60 kilometra larg vijës aktuale të frontit që e kanë në Ukrainë.
Kjo pasi që Rusia po përgatitet për një përparim të mëtejshëm të forcave ukrainase.