Publikohen shifra tronditëse, ja sa fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Evropë

Publikohen shifra tronditëse, ja sa fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

433 fëmijë janë vrarë dhe 837 janë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Që nga mëngjesi i 18 nëntorit 2022, më shumë se 1270 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë si rezultat i agresionit rus.  Sipas raporteve zyrtare, 433 fëmijë janë vranë dhe 837 janë plagosur", thuhet në një deklaratë të prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

Numri më i madh i viktimave të fëmijëve është raportuar në: Donetsk (423), Kharkiv (265), Kiev (117), Mykolaiv (77), Zaporizhia (72), Chernihiv (68), Luhansk ( 64), Kherson (64) dhe Dnipropetrovsk (32).

Më 17 nëntor, dhjetë persona mbetën të vrarë duke përfshirë dy fëmijë të moshës 11 dhe 17 vjeç, si rezultat i një sulmi  me raketa që goditi një familje në qytetin Vilniansk, rajoni i Zaporizhia.

Në të njëjtën ditë, një vajzë 15-vjeçare u plagos nga si pasojë e bombardimeve ruse dhe m 16 nëntor, një vajzë 11-vjeçare mbeti e plagosur në një sulm në qytetin Izium, rajoni Kharkiv.

Sulmet ruse dëmtuan gjithashtu 2719 objekte arsimore, 332 prej të cilave u shkatërruan plotësisht. Sipas Departamentit të Parandalimit të të Miturve të Policisë Kombëtare, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, 7835 fëmijë janë raportuar të zhdukur.

Për momentin janë gjetur 7555 fëmijë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për 280 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat