Italia “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Evropë

Italia “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.3 u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros , në orën 6:20 të ditës së sotme, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 3.2 në orën 6:23.

Tg Com shkruan se nuk janë raportuar dëme apo probleme në njerëz. Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Grumbullimi i tërmeteve vazhdon në rajonin Marche, i cili ka shkaktuar dëme prej disa dhjetëra miliona eurosh dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat