​Këtë vit, 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje

Evropë

​Këtë vit, 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Inflacioni i lartë dhe rritja e madhe e çmimeve ndikojnë në humorin para Krishtlindjeve të gjermanëve dhe hulumtimi i institutit “Insa” tregon se këtë vit 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje.

Më pak se gjysma e të anketuarve thanë se mund të paguajnë dhurata nga të ardhurat aktuale, dhe 22 për qind thonë se duhet të përdorin kursimet e tyre dhe tre për qind do të hyjnë në borxh për dhurata.

Anketa tregoi se 46 për qind e të anketuarve me të ardhura familjare më pak se 1000 euro neto thonë se nuk do të blejnë dhurata.

Vetëm 30 për qind e qytetarëve të atij grupi deklarojnë se mund të blejnë dhurata dhe se mund t'i financojnë me të ardhura aktuale.

Nga ana tjetër, 54 për qind e njerëzve nga familjet me të ardhura neto mbi 4000 euro thonë se mund të mbulojnë blerjen e dhuratave për Krishtlindje me të ardhurat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat