Centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia ndodhet “në rrezik të një aksidenti bërthamor”, ka paralajmëruar kreu i korporatës atomike ruse Rosatom.
“Uzina është përcaktuar se ndodhet në rrezik të një aksidenti atomik. Ne kemi qenë në bisedime me IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) gjatë gjithë natës”, tha Alexei Likhachev për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.
Shefi i energjisë bërthamore ka akuzuar ushtrinë e Ukrainës për granatimin e centralit, duke pretenduar se kishte pasur “jo më pak se 30” goditje gjatë fundjavës.
“Ata po godasin depon e karburantit bërthamor të harxhuar, bllokun me qëllime të posaçme. Linjat e transportit, gjeneratorët rezervë të naftës janë dëmtuar”, tha Likhachev.
Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës qëkur forcat ruse e pushtuan atë në mars.