Zelensky: NATO-ja duhet ta mbrojë Ukrainën nga ‘sabotimi rus’ në objektet bërthamore

Evropë

Zelensky: NATO-ja duhet ta mbrojë Ukrainën nga ‘sabotimi rus’ në objektet bërthamore

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:02
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që të garantojnë mbrojtjen e objekteve bërthamore të vendit.

“Të gjitha kombet tona janë të interesuara të mos kenë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore. Ne të gjithë kemi nevojë për mbrojtje të garantuar nga sabotimi rus në objektet bërthamore”, ka thënë ai në një fjalim me video në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Madrid.

Zelensky gjithashtu përdori fjalimin e tij për të vazhduar thirrjet që Ukraina të pranohet si anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së, raporton BBC.

“Ne ju nxisim që të mbështesni aplikimet tona për anëtarësim në BE dhe në NATO”, duke shtuar se ai ishte “i sigurt” se Ukraina mund të rivendosë kufijtë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat