‘A nuk jemi edhe ne njerëz?’/ Zbardhet telefonata tronditëse e ushtarit rus me të dashurën

Evropë

‘A nuk jemi edhe ne njerëz?’/ Zbardhet telefonata tronditëse e ushtarit rus me të dashurën

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:59
Rusia pushtoi Ukrainën që prej 24 shkurtit të vitit 2022

CNN ka siguruar dëshminë e të ushtarëve rusë të cilët kanë përshkruar brutalitetin në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

“Komandanti u zhvendos prapa por po ne? Edhe ne jemi njerëz”- kështu u regjistrua ushtari rus duke folur në telefon me të dashurën e tij teksa i ka treguar për ushtrinë dhe për dy muajt që ai kishte kaluar në luftë.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim këtu, ndonjëherë është qetësi, ndonjëherë përhapet zjarr.”- dëgjohet duket thënë ai.

Zyrtarët ukrainas kanë reaguar pas një video të publikuar nga CNN ku disa ushtarë rusë janë dorëzuar në jug të Ukrainës.

Rusia pushtoi Ukrainën që prej 24 shkurtit të vitit 2022 ku për pasojë kanë humbur jetën qindra persona ndërkohë mijëra janë larguar nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat