PE-ja ia bën të qartë Serbisë, s’ka përparim drejt BE-së e fonde, pa sanksione ndaj Rusisë

Evropë

PE-ja ia bën të qartë Serbisë, s’ka përparim drejt BE-së e fonde, pa sanksione ndaj Rusisë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 15:35
Parlamenti Evropian

PE-ja ia bën të qartë Serbisë, s’ka përparim drejt BE-së e fonde, pa sanksione ndaj Rusisë.

Parlamenti Evropian në Strasburg ka miratuar një rezolutë që negociatat e pranimit me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi i vë sanksione Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma, ka njoftuar televizioni serb “N1”.

Po ashtu eurodeputetët kanë vendosur që fondet e BE-së për Serbinë të kushtëzohen në të njëjtën mënyrë.

“Eurodeputetët kërkojnë që reformat demokratike dhe sundimi i ligjit të jenë në krye të procesit të zgjerimit, së bashku me përmirësimin e monitorimit, raportimit, vlerësimeve dhe kushtëzimit. Në rekomandimet për strategjinë e re për zgjerim të BE-së, që është miratuar, kërkohet që financimet nga fondet e BE-së dhe rezultatet e tyre të bëhen të dukshme nga vendet kandidate”, thuhet nga Parlamenti Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat