Shpëtohen rreth 3000 minatorë ukrainas pas sulmeve ruse

Evropë

Shpëtohen rreth 3000 minatorë ukrainas pas sulmeve ruse

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:02
Ukrainë

Gati 3000 minatorë janë shpëtuar në Ukrainë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të vendit që i lanë ata të bllokuar nën tokë gjatë natës.

Përpjekjet e shpëtimit në minierat në rajonin qendror të Dnipropetrovsk përfunduan në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Keshtu tha Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kryvyi Rih, shkruan CNN.

Kreu rajonal Valentyn Reznichenko tha se “skuadrat e shpëtimit ishin në gjendje të nxirrnin rreth 3,000 minatorë në sipërfaqe. Ishte një natë e tensionuar në Dnipropetrovsk”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat