Qeveria në Itali është e vendosur të ndihmojë një industria e kinemasë italiane që është goditur rëndë nga pandemia COVID-19 dhe një rënie e madhe e numrit të shikuesve të kinemasë.
Ministri i Kulturës, Gennaro Sangiuliano tha të premten se do të ketë një dekret për kreditimin e taksave për kinemanë që do të përpiqet t’i jap një dorë kinemasë, mbi të gjitha kinemasë italiane.
Sangiuliano mbrojti një masë të miratuar së fundmi pas vendosjes nga qeveria e mëparshme që cakton 10 milionë euro për zbritje të biletave të kinemasë.
“Është një masë e vendosur nga paraardhësi im dhe nëse nuk do ta kishim bërë do të kishim humbur fondet. Mendoj se me këtë zbritje mund t'i stimulojmë njerëzit të kthehën në kinema".