Një tërmet me fuqi 4.3 të shkallës Rihter ka goditur sot provincën veriperëndimore të Duzçes në Turqi, rreth 200 kilometra nga Stambolli.
Tërmeti ka ndodhur në orën 6:57 të mëngjesit në një thellësi prej 9.52 kilometrash, njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar. Të paktën 93 persona u plagosën nga tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi zonën të mërkurën.
Ai tërmet u ndje gjithashtu në Stamboll, Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit dhe u raportuan dhjetëra pasgoditje, duke përfshirë një me fuqi 4.3.