​Inflacioni vjetor i Gjermanisë ulet në 10% në nëntor

Evropë

​Inflacioni vjetor i Gjermanisë ulet në 10% në nëntor

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë në nëntor pritej të ishte 10%, pak më poshtë nga niveli i lartë historik i tetorit prej 10.4%, tha të enjten zyra federale e statistikave.

Sipas të dhënave paraprake të Destatis, edhe çmimet e konsumit pritet të bien me 0.5% krahasuar me muajin tetor.

Ndërsa çmimet e ushqimeve treguan rritje mbi mesataren me 21% në nëntor, çmimet e energjisë u zbutën lehtësisht, por gjithsesi 38.4% më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Inflacioni i energjisë ishte 43% në tetor, krahasuar me një vit më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat