Një person ka vdekur dhe rreth 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një bllok banesash në Jersey.
Policia gjermane ka evakuuar shumë persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng.
Në një deklaratë në faqen e internetit të policisë thuhej: “Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit. Ka dyshime për një situatë pengmarrjesh”.
Gazeta gjermane Bild raportoi se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.
Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia ende nuk i ka konfirmuar këto detaje, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.
Edhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve Striezelmarkt është mbyllur.