“U përdorën përgjimet e…”/ Arrestimi i eurodeputetes dhe akuza për korrupsion në Parlamentin Europian, çfarë pritet të ndodhë

Evropë

“U përdorën përgjimet e…”/ Arrestimi i eurodeputetes dhe akuza për korrupsion në Parlamentin Europian, çfarë pritet të ndodhë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Eva Kaili

Mbrëmjen e së premtes së 9 dhjetorit, autoritetet belge proceduan me arrestimin e punëtorëve dhe eurodeputetëve, mes të cilëve ishte edhe nënkryetarja e PE-së, Eva Kaili, në kuadër të një hetimi të madh për skandali i korrupsionit dhe pastrimit të parave nga persona me origjinë nga Katari.

Ditën e nesërme rreth mesditës priten njoftimet e autoriteteve gjyqësore belge, lidhur me këtë rast që po “pllakos” Parlamentin Europian.

Kaili është nën paraburgim dhe e ka kaluar natën në qeli, siç shkruante L’Echo.

Sipas burimeve nga Brukseli, theksohet se policia belge ka përdorur metoda moderne për të luftuar krimin e organizuar, duke përfshirë edhe përgjimin telefonik.

Edhe pse hetimi që i parapriu operacionit policor ishte rezultat i disa muajve hetime, këto zhvillime kanë tronditur Parlamentin Europian. Çështja e parë lidhej me faktin nëse zonja Kaili ishte arrestuar nga autoritetet belge, pasi informacionet nga mediat belge ishin kontradiktore.

Siç mësoi protothema.gr nga Brukseli, në këtë fazë të hetimit termi “arrest” nuk është ai i duhuri, pasi në Belgjikë procedura cilësohet si “arrest në pritje të dëgjimit të të dyshuarit”.

Kjo do të thotë se praktikisht zonjës Kaili i hiqet liria derisa të dëshmojë si e dyshuar për veprat që i atribuohen, ndërsa për t’u arrestuar zyrtarisht duhet të lëshohet një urdhër nga prokurori kompetent brenda 48 orëve, në të kundërtën do të lirohet. Vlen të theksohet se arrestimi spontan nënkupton se zonja Kaili nuk mbulohet nga imuniteti i saj si deputete.

Për shkak të zhvillimeve të stuhishme, grupi politik i Socialistëve dhe Demokratëve, të cilit deri dje i përkiste zonja Kaili, kërkoi pezullimin e punës për çdo dosje dhe votë në Parlamentin Evropian, në lidhje me shtetet e Gjirit, derisa autoritetet kompetente të sigurojnë informacione dhe sqarime. Në të njëjtën kohë dhe siç raporton nga Brukseli gazetari britanik Jack Parrock, autoritetet e Katarit po hetojnë ambasadorin e tyre në Bashkimin Evropian, Abdulazizi bin Ahmed Al Malki, për përfshirje të mundshme në rastin e financimit.

Mund të ndodhë që Parlamenti Europian si institucion të mos bëjë deklarata zyrtare gjatë hetimit , por sipas nënpresidentit tjetër Dimitris Papadimoulis ka një lëvizje të fortë për largimin e zonjës Kaili. Diçka që kërkojnë edhe të Gjelbërit, pasi bashkëkryetarja e grupit politik në fjalë, Teresa Reidke, theksoi shprehimisht se zonja Kaili duhet të japë dorëheqjen nga posti i saj, ndërkohë që tashmë është fshirë nga grupi politik i socialistëve dhe demokratëve.

Si mund të shkarkohet zonja Kaili:

Në përputhje me Rregulloren e Parlamentit Evropian për përfundimin e parakohshëm të detyrës, (pra shkarkimin e zonjës Kaili nga posti i nënkryetares së Dhomës), Konferenca e Kryetarëve (s.s. e cila përbëhet nga kryetari i Kuvendi dhe kryetarët e grupeve politike) mundet, duke vendosur me një shumicë prej tre të pestat e votuesve, që përfaqësojnë të paktën tre grupe politike, t’i propozojnë seancës plenare ndërprerjen e mandatit të Presidentit, Zëvendës Presidentit, një dekani, një kryetari ose nënkryetari i një komisioni, një kryetari ose nënkryetari i një delegacioni ndërparlamentar ose ndonjë zyrtar tjetri i cili është zgjedhur në Parlament, kur konsideron se deputeti në fjalë ka kryer shkelje të rënda. Për këtë propozim Kuvendi vendos me dy të tretat e votuesve, që është njëkohësisht shumica e deputetëve që e përbëjnë atë.

Kur një raportues shkel dispozitat e kodit të sjelljes për deputetët e Parlamentit Evropian në çështjet e interesave financiare dhe konfliktit të interesit, komisioni që e ka emëruar mund ta ndërpresë këtë mandat, me iniciativën e Presidentit dhe me propozimin e Konferencës të Presidentëve. Shumicat e kërkuara në paragrafin e parë do të zbatohen proporcionalisht në çdo fazë të kësaj procedure.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat