​Borrell: Duke ndihmuar Ukrainën, BE-ja shteroi furnizimet e saj ushtarake

Evropë

​Borrell: Duke ndihmuar Ukrainën, BE-ja shteroi furnizimet e saj ushtarake

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:16
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian, duke furnizuar Ukrainën me armë, ka shteruar rezervat e saj ushtarake.

“Kjo luftë ishte gjithashtu një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë tona ushtarake. I dhamë armë Ukrainës dhe më pas kuptuam se furnizimet tona ushtarake ishin shteruar”, shkroi Borrell në blogun e tij javor.

Ndërkohë, Borrell theksoi në llogarinë e tij në Twitter se të dhënat nga Agjencia e Mbrojtjes e BE-së (EDA) konfirmojnë se "evropianët shpenzojnë më shumë për mbrojtjen".

“Tani duhet të shpenzojmë më mirë për mbrojtjen dhe të bashkëpunojmë më shumë për të mbështetur Ukrainën, për t'iu përgjigjur nevojave urgjente dhe për t'u përgatitur për të ardhmen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat