​PE shkarkon nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

Evropë

​PE shkarkon nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:04
Eva Kaili

Parlamenti Europian shkarkoi sot nga posti i nënpresidentes Eva Kaili e dyshuar për korrupsion.

Për përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit grek votuan 625 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

Për të hequr Kaili nga pozicioni i njërit prej 14 nënkryetarëve të PE-së, kërkoheshin votat e dy të tretave të eurodeputetëve.

Kaili ishte mes katër personave të arrestuar dhe të akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës për akuzat se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.

Ata do të dalin nesër në gjykatë. Kaili i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe Katari.

Nga e premtja deri dje, hetuesit belgë kryen 20 kontrolle për shkak të hetimit për pastrim parash dhe korrupsion në PE, raporton BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat