Në total, më shumë se një milion e gjysmë euro cash u zbuluan në shtëpinë e ish-deputetes italiane dhe asaj greke.
Në shumë totale prej 1 milion e gjysmë euro kesh u zbulua në shtëpinë e ish-deputetit italian Pier Antonio Panzeri dhe eurodeputetes greke Eva Kaili.
Policia belge publikoi një foto ku shihen kartëmonedhat e sekuestruara në prerje 200 euro, 50 euro, 20 euro dhe 10 euro. Raportet shuma totale shkon në 1.5 milion euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Pier Antonio Panzerit në Bruksel, hetuesit e gjykatës federale zbuluan rreth 600.000 euro.
Ndërsa shuma tjetër përfshin paratë e gjetura në valixhen e babait të Eva Kailit si edhe në shtëpinë e saj dhe të bashkëshortit, Francesco Giorgi në Bruksel.
“Ajo është deklaruar e pafajshme, nuk ka marrë ryshfet nga Katari”, tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos për mediat greke.
Babai i Kailit ishte përgjuar nga hetuesit në hotelin Sofitel në Bruksel dhe u kap me një valixhe të mbushur me para të gatshme.
Pasi i ati i eurodeputetes u pak në flagrancë, hetuesit kontrolluan edhe banesën e saj pa kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit.
Në banesë u gjetën dhe sekuestruan sende me vlerë që besohet se janë dhënë nga zyrtarë të Katarit, së bashku me disa çanta me kartëmonedha.
Antonio Panzeri, Eva Kaili, bashkëshorti i saj janë arrestuar. Ata të tre, si dhe një i katërt i burgosur identiteti i të cilit nuk është zbuluar, do të do njihen me masën e sigurisë të mërkurën.