“Të jemi të qartë, tragjedia e sotme dhe ajo e ditëve të mëparshme janë të parashikueshme dhe të pashmangshme dhe të shkaktuara nga politikat armiqësore të qeverisë – të tilla si ato të shpallura dje nga kryeministri, të cilat janë krijuar për të mbajtur njerëzit jashtë dhe jo për të mbajtur njerëzit të sigurt”.
Kjo ka qenë deklarata me tone kritike ndaj qeverisë britanike pas tragjedisë së ndodhur në Kanalin Anglez, ku një gomone u mbyt duke shkaktuar edhe viktima.
Deklarata është bërë nga një organizatë bamirëse për refugjatët duke thënë se tragjedia ajo ishte edhe “e parashikueshme” dhe “e pashmangshme”. Tim Naor Hilton, shefi ekzekutiv i Aksionit për Refugjatët, tha se vdekjet në Kanalin Anglez ishin “zemërthyese” dhe do të ishin “ritraumatizuese” për refugjatët e tjerë.
“Që atëherë, dhjetëra njerëz kanë vdekur në brigjet jugore, megjithatë qeveria ka dyfishuar skemat e shtrenjta dhe të kota për t’u ngurtësuar që vetëm i bëjnë më të mundshme vdekjet në Kanal”, shtoi ai.