Ukraina përdor të njëjtat taktika në Melitopol, njëjtë sikurse gjatë rimarrjes së Khersonit

Evropë

Ukraina përdor të njëjtat taktika në Melitopol, njëjtë sikurse gjatë rimarrjes së Khersonit

Nga: H.R Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Lufta në Ukrainë

Forcat ukrainase kan shkatërruar një urë kyçe jashtë qytetit të pushtuar nga Rusia, Melitopol.

Sulmi interpretohet si një përpjekje për të ndërprerë linjat e furnizimit të rusëve në Krime.

Vend kalimi mbi lumin Molotszna ndodhet midis Melitopol dhe fshatit Kostyantynivka në lindje të qytetit në autostradën M14.

Sulmi ndaj kësaj ure mësohet të ketë ndodhur natën e së mërkurës. Një video që është postuar në internet thuhet se dy nga shtyllat e urës janë dëmtuar nga shpërthimet, shkruan The Guardian.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se sulmi duhet të ketë ndodhur me sistemin amerikan të armëve me rreze të gjatë HIMARS, i cili i ka mundësuar Ukrainës të sulmojë objektivat ruse thellë brenda territorit të pushtuar nga Rusia.

Linjat ruse të furnizimit me qytet ka të ngjarë të preken pasi ura mbi lumin Molochna tani është jashtë funksionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat