Paralajmërimi drithërues i komandantit rus: Ja kur do i përdorim armët bërthamore kundër NATO-s

Evropë

Paralajmërimi drithërues i komandantit rus: Ja kur do i përdorim armët bërthamore kundër NATO-s

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:28
Vladimir Putin

Nga zhvillimet e luftës është mëse e qartë se Rusia e do me çdo kusht fitoren. Cari i Rusisë është gati të paguajë çdo çmim që të mos humbasë luftën pasi për të humbja e luftës do të thotë humbja e pushtetit, madje sipas analistëve kjo humbje do të ishte katastrofale për të pasi do të humbiste dhe jetën. Në një panoramë të tillë lideri rus nuk do të hezitonte të shtypte butonin e kuq të armës bërthamore.  

Kjo u konfirmua edhe nga komandanti i forcave ushtarake ruse Alexander Khodakovsky i cili në televizionin shtetëror rus deklaroi mjaft hapur dhe qartë që  armët bërthamorë janë mënyra e vetme për të fituar luftën. Më pas ai theksoi se dhe ai vetë personalisht do të mbështesë nja vendim të tillë pasi Rusia nuk ka burime të mjaftueshme që të luftoje me Kievin kur kjo e fundit ka mbështetjene Aleancë Atlantike.

“Në momentin e parë të një përshkallëzimi të luftës ne nuk kemi burime për të mposhtur NATO-n, por kemi armët bërthamore për këtë,” citoi ai.

Kujtojmë se në lidhje me këtë si perëndimi dhe SHBA janë shprehur se një nismë e tillë do të jetë e papranueshme dhe përdorimi i këtyre armëve do të ketë pasoja  të rënda.

Pse Rusia mund të përdorë armët bërthamore?

Ky paralajmërim i frikshëm nga Rusia është mbështetur dhe nga shërbimi i fshehtë amerikan, CIA, të cilët nuk përjashtojnë që Rusia në të ardhmen të përdorë armë bërthamore të vogla në luftën në Ukrainë. Kjo mund të ndodhë për shkak të dështimeve ushtarake. Në doktrinën ushtarake ruse ekziston parimi i "përshkallëzimit për të deeskaluar", i cili parashikon goditjen e parë me një armë bërthamore me fuqi të ulët, nëse Rusia mbetet prapa në një konflikt me Perëndimin.

Shpresa kryesore do të ishte që pala tjetër të tërhiqej pas këtij sinjali, në mënyrë që të shmanget asgjësimi i plotë i ndërsjellë nga lufta bërthamore me bomba të mëdha atomike strategjike.

Arsenali më i madh atomik në botë

Sipas burimeve të ndryshme, Rusia ka pasur në vitin 2021 mbi 6257 armë bërthamore, duke qenë kështu vendi me arsenalin më të madh të armëve atomike në botë, pasuar nga SHBA që ka pasur në vitin 2021 mbi 5500 armë bërthamore. 1760 armë bërthamore ruse janë nxjerrë nga funksioni dhe presin që të çmontohen, thotë Arms Control Association, një organizatë e pavarur me qendër në SHBA. Kështu Moska ka mbi 4497 armë bërthamore aktive.

Ato nuk janë të gjitha të gatshme për t'u përdorur direkt, pra nuk ndodhen në pozicion qitjeje, ku mund të qëllojnë brenda një minute, nëse qeveria jep urdhër për sulm bërthamor. Në shtator 2021, Rusia kishte 1458 armë bërthamore të vendosura në raketa ndërkontinentale, raketa balistike që mbështeten në nëndetëse dhe në bombardues strategjikë. Këto janë shifrat aktuale të vëna në dispozicion në kuadër të marrëveshjes Neë START, marrëveshjes midis SHBA dhe Rusisë për reduktimin e armëve bërthamore.

Në kuadër të marrëveshjes bëhet çdo gjashtë muaj publikimi i të dhënave aktuale për armët bërthamore. Të gjitha armët atomike të Moskës janë stacionuar në Rusi, shkruan Kristensen. Por nëndetëse me armë bërthamore në bord dalin me raste për të patrulluar në ujërat ndërkombëtare, gjë që „është normale dhe që bëhet edhe nga fuqitë perëndimore atomike", thotë eksperti. Pra kërcënimi bërthamor i Vladimir Putin nuk duhet nënvlerësuar. Në fakt, Rusia nuk mund dhe nuk dëshiron ta humbasë luftën, kështu që është vërtet e gatshme të bëjë gjithçka, madje edhe të përdorë armë atomike. Cari ka bomba "taktike" që kanë një kokë lufte nga 0.2 deri në dyqind kiloton (ajo e Hiroshimës ishte njëzet kiloton,) dhe të cilat ai është i gatshëm t'i përdorë për momentin vetëm si një armë mbrojtëse. Në një referencë rrëqethëse për armët bërthamore, Putin argumentoi se SHBA-ja e ka krijuar tashmë një “precedent” duke përdorur bomba atomike kundër Japonisë.

Vendet perëndimore frikësohen se Putin mund të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë për të ndalur kundërsulmin e Kievit.

“Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë që kanë përdorur dy herë armët bërthamore, duke shkatërruar qytetet japoneze të Hiroshimas dhe Nagasakit dhe duke krijuar një precedent”, u shpreh Vladimir Putin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat