Rusia i paralajmëron Perëndimin: Sanksionet reja që keni vendosur do të dëmtojnë Bashkimin Europian

Evropë

Rusia i paralajmëron Perëndimin: Sanksionet reja që keni vendosur do të dëmtojnë Bashkimin Europian

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Moska i është përgjigjur ashpër sanksioneve që janë vendosur nga Perëndimi.

Rusia ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj saj do të bien drejtpërdrejt mbi vetë Bashkimin Europian.

“Paketa aktuale e sanksioneve do të ndikojë në përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë BE-në”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Kujtojmë se, Rusia ka nisur sulme të reja të premten në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat