Përdhunoi dhe vrau brutalisht të miturën, merret vendimi për 75-vjeçarin

Evropë

Përdhunoi dhe vrau brutalisht të miturën, merret vendimi për 75-vjeçarin

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Dennis McGory

Dennis McGory është arrestuar pas 47 vitesh nga policia pasi akuzohet për përdhunimin e një 15- vjeçareje në vitin 1975.

Sipas Dailymail  McGrory aktualisht 75- vjeç i shpëtoi drejtësisë për gati 50 vjet, duke u paraqitur si një person i qëndrueshëm i komunitetit që organizonte netët e pijeve në pijetore me miqtë e tij, teksa shpesh shihej duke shëtitur qenin e tij të vogël Bubbles.

75- vjeçari ishte vetëm 28 vjeç kur përdhunoi dhe më pas vrau brutalisht Jacqui Montgomery në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Ai u mor në pyetje nga hetuesit por mohoi gjithçka.

Arrestimi i tij është bërë falë provave të reja të ADN-së. Tashmë i moshuari nga Skocia do të përballet me akuzën për veprat e rënda penale,  përdhunim dhe vrasje nga gjykata e Huntingdon-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat