​Papa Françesku: Le të kujtojmë vuajtjet e fëmijëve ukrainas këtë Krishtlindje

Evropë

​Papa Françesku: Le të kujtojmë vuajtjet e fëmijëve ukrainas këtë Krishtlindje

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
​Papa Françesku

Kreu Suprem i Kishës Katolike, Papa Françesku, u bëri thirrje sot besimtarëve të kujtojnë vuajtjet e fëmijëve ukrainas gjatë Krishtlindjeve, të cilët do t'i kalojnë festat pa energji elektrike dhe ngrohje.

“Shumica e fëmijëve që pashë këtu nuk buzëqeshin më”, tha Papa, duke iu referuar fëmijëve ukrainas që gjetën strehim në Itali.

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, Papa shpesh ka bërë thirrje për dhembshuri për vuajtjet e ukrainasve, si të thuash, gjatë çdo fjalimi publik.

“Është e tmerrshme kur një fëmijë humbet aftësinë për të buzëqeshur. “Këta fëmijë bartin tragjedinë e një lufte çnjerëzore dhe të tmerrshme”, tha ai.

Javën e kaluar, Papa u kërkoi besimtarëve të shpenzojnë më pak për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjes dhe në vend të kësaj të dërgojnë para në Ukrainë për të ndihmuar qytetarët e saj të mbijetojnë dimrin.

Në tetor, Rusia ndryshoi taktikat e saj të luftës dhe u përqendrua në shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dhe vlerësohet se gjysma e sistemit energjetik të vendit tashmë është shkatërruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat