Vjen rrëfimi shokues i legjendës së njohur: Në burg donin të më vrisnin për këtë arsye absurde

Evropë

Vjen rrëfimi shokues i legjendës së njohur: Në burg donin të më vrisnin për këtë arsye absurde

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 13:16
Boris Becker

Boris Becker ka treguar se dikush është përpjekur që ta vrasë në burg, vetëm sepse ish-tenisti kishte krijuar miqësi me të burgosur me ngjyrë.

55-vjeçari gjerman, i cili qëndroi 8 muaj në një burg anglez pas falimentimit të tij, theksoi për televizionin gjerman “Sat TV” se ishte me fat që nuk pësoi gjë.

“Ishte një i dënuar për vrasje aty brenda që donte të më vriste mua. Nuk e pranonte dot që isha shok me të burgosur me ngjyrë. Mendonte se shokët e mi nuk do të më ndihmonin”, tregoi Becker.

Më tej, ai tha edhe se burgu kishte dy të “mira”: “Ishte i mirë për shëndetin, pasi nuk kishte alkool aty. Gjithashtu, më bëri të shkoja në kishë çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat