Shërbimet sekrete paralajmërojnë një luftë të re në 2023, ky do të jetë shteti që do të pësojë fatin e njëjtë si Ukraina

Evropë

Shërbimet sekrete paralajmërojnë një luftë të re në 2023, ky do të jetë shteti që do të pësojë fatin e njëjtë si Ukraina

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 13:41
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putini mesa duket nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën. Rusia ka plane të tjera nëse merr nën zotërim Kievin. Kreu i inteligjencës së Moldavisë Alexandru Musteata ka paralajmëruar për një rrezik "shumë të lartë" të një ofensive ruse që kërcënon pjesën lindore të vendit vitin e ardhshëm. Moska dëshiron të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës për në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria.

Ajo po i shqyrton disa skenarë për të arritur  në Moldavi  dhe se është e mundur që një ofensivë ruse të nisë  në muajt janar-shkurt, ose më vonë në mars. Kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë, konfirmuan informacionin nga Ukraina ku gjeneralët e lartë të ushtrisë paralajmëruan për një ofensivë të tillë që mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Çështja nuk është nëse Federata Ruse do të ndërmarrë një avancim të ri drejt territorit të Moldavisë, por kur do ta bëjë këtë?”, tha Musteata gjatë një interviste në kanalin televiziv TVR-Moldova, duke shprehur kështu bindshmërinë që ai ka për një sulm tëmundshëm nga forcat ruse.

Shërbimi i Informacionit dhe Sigurisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se veprimi sulmues rus varet nga zhvillimet e forcave ruse në Ukrainë. Musteata tha se Rusia dëshironte që forcat e saj që pushtuan Ukrainën të lidhen me ato në Transnistria.

Rusia dëshiron të krijojë një korridor në lidhje me një provincë të rebeluar të Moldavisë, Transnistria, e cila është pjesë e Moldavisë dhe de fakto një shtet pa status të qartë njohjeje ndërkombëtare, i dominuar nga popullsia rusisht folesë. Shteti u krijua në shtator 1990 pasi Moldavia shpalli shkëputjen e saj nga Bashkimi Sovjetik. Pastaj një rajon me kryeqytet në Tiraspol deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 2017, rajoni shpalli flamurin e Federatës Ruse të barabartë me flamurin e tij, duke e trajtuar atë si simbolin e tij kombëtar. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Transnistria është parë nga fqinjët e saj si një pikë e mundshme ndezjeje për shkak të retorikës agresive të Rusisë të shpërndarë në mediat lokale dhe nga autoritetet transnistriane.Moldavia, që tani kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka dënuar pushtimin rus të fqinjit të saj, Ukrainës.

Në Moldavi, gjeografiaështëfati i saj. Është afër BE-së dhe larg Rusisë, megjithëse neutrale dhe zyrtarisht i detyruar të mos anëtarësohet në NATO. Qeveria pro-evropiane e Maia Sandu ende përballet me një opozitë mjaft të fortë pro-rusedhe një krizë afatshkurtër pasi dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas hyjnë në Moldavi.

Lufta imperialiste e Putinit

Pra nëse Putini do të fitonte luftën në Ukrainë nuk do të kishte forcë që do të ndalonte atë më.  Cari i Rsuisë duket se tashmë i ka drejtuar shigjetat nga vendet Baltike. Moldavia Polonia Bjellorusia janë vendet që përfliten se mund të jenë nën synimin e Putinit. Por, për shumë analistë si dhe për bashkëpunëtorit e ngushtë të Putinit, Andrei Ilarionov pas Ukrainës radhën mund ta ketë Moldavia. Sipas tij lufta e Putinit është një luftë  kundër perëndimit dhe kundër Evropës. Çdo gjë që ndodh është thjeshtë vazhdimësia e dëshirës imperialiste e Putinit për të pushtuar territoret e vendeve të tjera. Por çfarë e shtyn liderin e Rusisë që tëndërmarrë nisma për të pushtuar vendet e tjera. Kësaj pyetje Ilarionov i përgjigjet në mënyrë shumë interesante. Sipas tij Putin mendon se vetë Zoti i ka dhënë detyra dhe misione të tilla.

Ai beson në një mision historik qëështë krijimi i Rusisë së madhe, thënë ndryshe Rusisë historike që është diçka e ngjashme me Perandorinë Ruse. Putin do të jetë këmbëngulës në përmbushjen e misionit të tij. Nëse ai arrin sukses në Ukrainë më pas ai do ta vazhdojë luftën e tij në Moldavi. Përsëri nuk do të ndalet mbas Moldavisë në listën e tij  do të jetë Bjellorusia e më pas Polonia. Është shprehur Ilarionov.  Këto ambicie imperialiste i kemi parë dhe tek dy liderë të tjerë botërorë ku njëri është Adolf Hitler dhe tjetri është Stalin. Por a do t’i përballoje ekonomia ruse këto luftëra. Ilarionov mendon se ekonomia ruse është mjaft elastike, në të kundërt nga ajo çfarë flitet në media nuk do t’i bjere aq lehtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat