Vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijët, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Evropë

Vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijët, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:05
Autori

Një 32-vjeçar është dënuar më burgim të përjetshëm, pasi vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijë.

Tashmë Damien Bendall u shpall fajtor dhe do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave.

Viktimat janë partnerja Terri Harris, vajzës 11-vjeçare Lacey Bennett, djalit 13-vjeçar John Paul Bennett dhe shoqen 11-vjeçare të Lacey, Connie Gent.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Top 30 Most Beautiful Women in the WorldLife Story

Fillimisht ai i ka mohuar akuzat, por më pas kërkesat ndryshuan pasi u paraqit në Derby Crown Court këtë të mërkurë, ku gjithashtu pranoi se ka përdhunuar Lacey (viktimë).

Lacey dhe John Paul ishin fëmijët e gruas së autorit, e cila i kishte nga një lidhje e mëparshme.

32-vjeçari kreu krimin në shtëpinë me të cilën jetonte me partneren e tij në 19 shtator të vitit të kaluar. Ai fillimisht i ka sulmuar dhe më pas me një çekiç i ka qëlluar në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Hetuesit deklaruan se autori e ka pranuar në polici se kishte konsumuar kokainë përpara se të kryente krimin e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat