​Dy të vdekur nga të shtënat në qendër të Parisit

Evropë

​Dy të vdekur nga të shtënat në qendër të Parisit

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Dy persona u vranë dhe katër u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas autoriteteve franceze. Siç raporton BBC, i dyshuari, 69 vjeçar, është arrestuar.

Personi i arrestuar, sipas televizionit francez BFM TV, ishte i njohur për autoritetet franceze dhe kishte sulmuar një kamp emigrantësh një vit më parë.

Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta, me dy nga katër të plagosurit në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët francezë.

Incidenti i të shtënave të së premtes në Paris ndodhi në një qendër lokale kurde, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut të 10-të të qytetit.

Policia e Parisit në Twitter tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë.

"Është panik total, ne jemi mbyllur brenda," tha një pronare e një dyqani për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, prokurorët e Antiterrorizmit janë në kontakt me hetuesit, por nuk kanë dhënë indikacione se ka ndonjë shenjë të një motivi terrorist në këtë fazë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat