Autoritetet ruse në qytetin e okupuar ukrainas, Mariupol, kanë filluar prishjen e pjesës më të madhe të teatrit të dramës, ku autoritetet ukrainase thonë se qindra persona vdiqën në një bombardim ajror në mars.
Zyrtarët ukrainas e denoncuan prishjen si një përpjekje për të mbuluar vdekjet në bombardimet e 16 marsit dhe për të zhdukur kulturën ukrainase.
Zyrtarët rusë thanë se ishte pjesë e planeve për të rindërtuar teatrin në një qytet që është nën kontrollin e tyre.
“Teatri Mariupol nuk ekziston më”, shkroi në Facebook ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko.