LIVE: Luftime në Ukrainë/ Natën e Krishtlindjes bombardohet Khersoni – Moldavia lëshon paralajmërimin, Ruisa mund të…

Evropë

LIVE: Luftime në Ukrainë/ Natën e Krishtlindjes bombardohet Khersoni – Moldavia lëshon paralajmërimin, Ruisa mund të…

Nga: Bota sot Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 08:50 Përditësuar në ora: 15:33 më 24.12.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Bombardohet Kherson, Zelensky reagon ndaj terrorit të rusëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar bombardimet ruse në vigjilje të Krishtlindjeve, ku mbetën së paku 8 të vrarë dhe 17 të plagosur në qytetin Kherson.

Përkundër tërheqjes së trupave ruse, qyteti jugor Kherson mbetet në kërcënim të vazhdueshëm prej nga ku trupat ruse armatosen nga Moska.

“Kherson. Në mëngjes, të shtunën në vigjiljen e Krishtlindjeve, në qendër të qytetit. Kjo është jeta e vërtetë e Ukrainës….Bota duhet ta shoh dhe kuptojë se me çfarë djaj po luftojmë”, shkruan Zelensky në Telegram, dhe duke publikuar pamje të sulmit.

Edhe zyra e prokurorit regjional të Kherson shkruan në rrjete sociale se më së paku 8 civilë janë vrarë dhe 17 janë plagosur, ku disa prej tyre kanë lëndime të rënda, raporton AFP.

Zbulimi moldav: Rusia mund ta sulmojë Moldavinë

Zyrtarët moldav të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm. Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kosstutschenko vizitoi këtë rajon. Për arsye sigurie disa nga personat e intervistuar nuk e bënë të ditur identitetin e tyre.

Nina u lind dhe u rrit në fshatin ukrainas Velyka Mykhailivka në rajonin e Odesës, i cili ndodhet në kufi me Transnistrinë, një rajon i Moldavisë që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar në një fabrikë të zonës. Sot, është pronare e një dyqani buke.

Ukrainasja nuk shprehet e shqetësuar pas paralajmërimeve të zbulimit moldav mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore.

“Janë vetëm fjalë. Jemi mirë këtu, gjithçka është e qetë. Djemtë tanë po na mbrojnë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Por të tjerë shprehen të shqetësuar.

“Jemi shumë afër kufirit. Gjithmonë jemi nën trysni, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë ushtarët tanë, me sa mundemi”, thotë Liudmila, një banore tjetër.

“Po i afrohemi kufirit me Moldavinë. Ato shtëpi që po shihni, janë në territorin e rajonit të Transnistrisë”, thotë Oleksandr Kovalchuk, i cili u lind dhe u rrit në këtë rajon të Ukrainë.

Lajmin e plotë munda ta lexoni KETU

Propagandisti i preferuar i Putinit humb toruan gjatë transmetimit live kur shikon videon e pritjes së ngrohtë të Zelenskyt në SHBA

Mediat shtetërore ruse kanë folur me muaj të tërë se si kërkesa e Ukrainës për ndihmë do të binte në vesh të shurdhët të SHBA-së. Por vizita e presidentit Zelensky në Uashington i hodhi  poshtë të gjitha aludimet propagandiste të medias ruse. Propagandisti i preferuar i Putinit, Vladimir Solovyov, priti në emisionin e tij kreun e qendrës së mendimit në Uashington, Dimitri Simes.

Dy nga gazetarët “besnikë” të Vladimir Putinit ndanë me publikun urrejtjen e tyre ndaj Zelenskyt duke iu drejtuar referencave gjenocidale. Ata e quajtën udhëheqësin ukrainas një lloj insekti. Ndërsa Simes fliste, në sfond shfaqeshin pamjet nga vizita e liderit Ukrainas në SHBA.

Vihet re qartazi se këto pamje kanë shqetësuar gazetarin Solovyova i cili ka nisur të dërgoje menjëherë mesazhe producentëve për largimin e pamjeve nga sfondi. Por siç duket producentët nuk i kanë lexuar mesazhet e këtij të fundit dhe kjo e ka nevrikosur edhe me shumë atë duke bërë të mundur shpërthimin e tij si histerik. Ai ndërpreu fjalën e kolegut të tij live dhe u tërhoqi vëmendjen producentëve që të largonin pamjet nga sfondi. Ndërsa vizitën e liderit ukrainas Zelensky në Uashington, Solovjov e komentoi si vizitë e natyrshme të çdo tradhtari.

“Zoti është me ne dhe ne do ta fitojmë këtë luftë me doemos. Ne jemi të Zotit ne jemi e drejta e tij hakmarrëse”, është shprehur Solovjov.

Gjuha e urrejtjes arriti kulmin pasi Zelensky mbajti një fjalim të fuqishëm në Kongres, për të cilin mori duartrokitje të vazhdueshme. SHBA deklaruan hapur se mbështetja e tyre për Ukrainën nuk do të ndalej. Lufta do të jetë e gjatë dhe nga ana tjetër Rusia nuk po jep sinjale paqeje.

“Shkunden” pozitat e Putinit, ja kush janë 3 “skifterët” që po përgatiten të marrin pushtetin e plotë në Kremlin

Kur Parlamenti Evropian muajin e kaluar dënoi Rusinë si një sponsor shtetëror të terrorizmit, Yeveny Prigozhin, kreu i grupit mercanar “Wagner” që është shpallur nga BE si organizatë terroriste, vendosi t’i dërgoje një mesazh këtij institucioni. Prigozhin që është në të njëjtën kohë dhe i besuari i Vladimir Putinit regjistroi një video ku dukej ai vetë duke tundur një çekiç që ishte me njolla gjaku me pretendimin dhe kërcënimin se po priste eurodeputetët në Bruksel.

Pak kohë më pas ai deklaroi se hakerat e “Wagner”-it do të vazhdojnë  të ndërhyjnë në zgjedhjet në perëndim. “Ne kemi ndërhyrë, ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë në zgjedhjet amerikane”, tha Prigozhin.

Sipas Foreign Policy edhe pse shpërthimet publike kanë në shënjestër perëndimin,  objektivi i Prigozhinit është Moska, ose më saktë Ministri rus i  Mbrojtjes Sergei Shoigu. Prigozhin ka qenë prej kohësh “pitbulli” i Putinit, duke drejtuar operacione të fshehta nga Afrika deri në Lindjen e Mesme. Tani, befas, atij i hapet një fushë pushteti më i gjerë politik. Duke qenë se pushtimi i Putinit nuk pati sukses siç ishte planifikuar, lideri rus po kërkon fajtorët dhe një betejë e fraksioneve të ndryshme është duke u zhvilluar. 

Nëse Prigozhin do ta fitonte atë betejë dhe do të ringjallej si,ministri i ardhshëm i Mbrojtjes, atëherë kjo fitore do të paralajmëronte një kthesë të madhe ushtarako-politike në korridoret e Kremlinit. Prigozhin udhëheq një brez të ri të linjave të ashpra, agresioni i të cilëve tejkalon të gjithë dhe gjithçka, madje edhe gardën e vjetër të Putinit.

Besimi i humbur

Putini, nga ana tjetër, nuk mund të apelojë më për besnikëri brenda ushtrisë së Federatës Ruse. Për më tepër, duke qenë se gjatë epokës sovjetike gjeneralët ushtarakë ishin gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste, ushtria e sotme ruse është relativisht apolitike. Në këtë kontekst, rënia e ushtrisë ruse në Ukrainë sigurisht që do të sillte telashe për Putinin. Me pushtimin e Ukrainës, Putini i dha një arsye për përbuzje një institucioni që nuk është besnik ndaj tij. 

Në vetëm 10 muaj luftë, ushtria ruse humbi më shumë gjeneralë dhe oficerë të lartë sesa në shtatë vitet e luftës në Siri ose në 10 vitet e luftës sovjetike në Afganistan. Sipas spekulimeve, Putin humbi besimin e Ministrit të Mbrojtjes Shoigu si dhe besimin e shefit të shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov. Prigozhin është vetëm njëri nga dy rusët që komandojnë ushtritë  e tyre.

Roli i Ramzan Kadyrov

Një emër tjetër mjaft i njohur është i forti çeçen Ramzan Kadyrov.  Të dy duket se kanëkrijuar një aleancë të heshtur kundër hierarkisë ushtarake ruse. Në tetor, ata njoftuan publikisht një fushatë që kritikonteudhëheqjen ushtarake ruse në Ukrainë. Kadyrov e vlerësoi Prigozhin si vëllain e tij të dashur dhe inkurajoi ndjekësit e tij që t'i kushtojnë vëmendje asaj që Prigozhin po thoshte. Nëse qëllimi i Prigozhin është Ministria e Mbrojtjes, ai i Kadyrov mund të jetë krijimi i një garde pretoriane që do të kishte kontroll mbi sigurinë e regjimit. 

Sa më shumë të varet Kremlini prej tij, aq më e madhe është liria e tij e veprimit në Çeçeni. Prigozhin duke parë rezultate e  ushtrisë ruse që ishin ne humbje e sipër vendosi të shndërronte anëtarët e “Wagnerit” nga mercenarë në ushtarë të vërtetë. Wagner ndryshe nga ushtria ruse ka akses në armë të avancuara, siç janë tanket T-90. Në dy rajone ruse afër Ukrainës, Belgorod dhe Kursk, Prigozhin krijoi struktura paralele ushtarake, duke përfshirë objektet e trajnimit dhe qendrat e rekrutimit.

Del në skenë emri i Surovikin

Këto të dy falë kritikave të njëpasnjëshme që bënë ndaj gjeneralit Aleksander Lapin për dështimet e tij në Ukrainë arritën që në vend të tij të sillnin gjeneralin e tyre të preferuar  Sergei Surovikin. Prigozhine quajti Surovikin një figurë legjendare e lindur për t'i shërbyer me besnikëri vendit të tij. Kjo sepse Surovikin është me të vërtetë ëndrra e çdo rus të vijës së ashpër. Si një komandant i ri batalioni, Surovikin mori pjesë në tentativën për grusht shteti ushtarak që supozohej të rrëzonte Presidentin Mikhail Gorbachev në gusht 1991.

Ai njihet gjithashtu si Gjenerali Armagedon ose kasapi nga Siria, i prirur për të lëshuar raketa pa dallim duke synuar civilët. Pra si përfundim, Surovikin, Prigozhin dhe Kadyrov formojnë një trekëndësh të linjës së ashpër që mund të udhëheqin Federatën Ruse në periudhën e ardhshme.

Krishtlindje në luftë/ Zelensky paralajmëron ukrainasit, do i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Rusisë

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se Rusia mund të rrisë sulmet gjatë Krishtlindjeve.

Ai u ka bërë thirrje atyre që t’u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore.

Poashtu të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin.

Zelensky paralajmëroi se qytetarët e Rusisë duhet të kuptojnë qartë se sulmet nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

Vjen lajmi i mirë, çmimi i gazit kthehet në nivelet para pushtimit rus të Ukrainës

Çmimi i gazit vazhdon të bjerë, falë tavanit të çmimit nga Be dhe rënies së kërkesës, dhe duket se po shkon drejt niveleve të 23 shkurtit, para pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimi i tij qëndroi mbi pragun prej 90 euro të enjten, ndërsa shënon një rënie prej 9%, duke zbritur në 82 euro të premten.

Në uljen e çmimeve kontribuojnë edhe temperaturat e buta, padyshim jashtë sezonit në disa zona të Evropës Qendrore dhe Jugore, si dhe periudha e pushimeve kur në përgjithësi kërkesa për gaz ngadalësohet.

Rusia synon të devijojë furnizimet e saj me gaz nga Evropa në zona të tjera të botës, megjithëse tregu evropian mbetet i rëndësishëm për të. 

Prodhimi i hidrokarbureve do të devijohet në tregjet në Azi-Paqësor, Afrikë dhe Amerikën Latine, duke qenë se Evropa i ka vendosur sanksione të shumta Rusisë.  

Putin bën gjestin e pazakontë, çfarë ka ndodhur në Rusi?

Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar një vizitë në një fabrikë të ngarkuar me ndërtimin e tankeve për luftën në Ukrainë në minutën e fundit. Qyteti industrial i Nizhny Tagil në Rusinë perëndimore ishte pastruar nga bora përpara vizitës së Putinit dhe ishin vendosur "masa të paprecedenta sigurie" në pritje të tij.

Por lajmi për anulimin e liderit rus mbërriti rreth mesditës dhe flota e makinave të blinduara presidenciale u ndalua.

Burimet lokale thanë se qyteti kishte "përgatitur për ditë të tëra" ardhjen e Putinit, me civilët të ndaluar të dilnin në rrugë dhe madje edhe hapja e pemës së Krishtlindjes në rrethin e afërt Dzerzhinsky u anulua. Putini duhej të inspektonte prodhimin e rritur të tankeve dhe flakëhedhësve të një fabrike, e cila tani po përdor të burgosurit për të përmbushur kërkesën në rritje, brenda qytetit të Nizhny Tagil.

Media e Urals E1 tha se tre burime kishin konfirmuar anulimin e tij të papritur në minutën e fundit, megjithëse nuk u dha asnjë arsye.

Rusia akuzohet për fshehje të krimeve të luftës, pas rrënimit të teatrit në Ukrainë

Autoritetet ruse në qytetin e okupuar ukrainas, Mariupol, kanë filluar prishjen e pjesës më të madhe të teatrit të dramës, ku autoritetet ukrainase thonë se qindra persona vdiqën në një bombardim ajror në mars.

Zyrtarët ukrainas e denoncuan prishjen si një përpjekje për të mbuluar vdekjet në bombardimet e 16 marsit dhe për të zhdukur kulturën ukrainase.

Zyrtarët rusë thanë se ishte pjesë e planeve për të rindërtuar teatrin në një qytet që është nën kontrollin e tyre.

“Teatri Mariupol nuk ekziston më”, shkroi në Facebook ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko.

Rusia fut në kthetra Ukrainën, sulmon termocentralin, ka të vdekur

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi rus në një termocentral.

Sipas raportimeve të kompanisë, objekti u shkëput nga rrjeti elektrik si rezultat i sulmit dhe puna për të rivendosur centralin do të fillojë sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë. 

Vendndodhja e sulmit ende nuk është specifikuar.

Lexo edhe: LIVE: Putin ‘kërcënoi’ sërish Ukrainën, vjen kundërpërgjigja e ashpër nga Amerika: Tërhiqu!

Rusia ka vënë në shënjestër vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në errësirë dhe të ftohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat